Alfa Romeo me vlerë 25 milionë dollarë (Foto)

Në ankandin që mbahet në Paris në shkurt të vitit 2019, do të ketë një kryevepër të industrisë italiane të para luftës.

Në kohën kur prodhuesit si Ferrari dhe Lamborghini nuk kishin hyrë ende në skenë, Alfa Romeo ishte sinonim i makinave italiane elegante dhe me performancë të lartë.

Një prej tyre ishte Alfa Romeo 8C 2900B Touring Berlinetta nga viti 1939, e cila u prodhua në prag të Luftës së Dytë Botërore. Ky model, i projektuar fillimisht me idenë për të marrë pjesë në garat e makinave, u bazua në karrocerinë e Alfa Romeo 8C 35 Grand Prix.

Versioni i prodhimit përdorte një motor të rregullt me tetë cilindra 2.9 litra të pajisur me dy kompresorë. 2900B ka pësuar ndryshime të caktuara në krahasim me origjinalin 2900, për ta bërë makinën më të rehatshme dhe të besueshme, por ende kishte performancë të patundshme përgjatë rrugës, me një pamje të mrekullueshme.

Një mostër që do të gjendet në ankand në shkurt është një nga vetëm pesë të bëra në këtë konfiguracion, në bashkëpunim me prodhuesin italian të karrocerisë, Touring.

Makina u ble në vitin 1939 dhe deri më tash ndërroi tri herë pronarin. Vlerësohet se Alfa Romeo 8C 2900B Touring Berlinetta nga viti 1939 do të arrijë çmimin deri në 25 milionë dollarë.