Ali Ahmeti, fjalë të mëdha për Izet Mexhitin

Në emisionin “Byro Politike” televizioni ABC News i ka kushtuar vëmendje zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Në lidhje të drejtpërdrejtë për emisonin Byro Politike ka qenë dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti. Mes tjerash lideri Ali Ahmeti tha: “Pavarësisht që elektorati i BDI-së e mbështesnin si koncept zgjidhjen e presidentit konsensual kur filluam ta aplikojme konceptin në praktikë sigurisht që kishte shumë vështi.rësi dhe këto vësht.irësi me shumë zgjuarsi janë tejkaluar prej shtabeve të BDI-së prej organizimit dhe përvojës të fortë që ka patur shefi i shtabit qëndror Izet Mexhiti dhe komunikimi që ka patur me partitë që u solidarizuan rreth këtij koncepti”. Të ftuar për të komentuar në studio me moderatoren Juli Xhokaxhi në lidhje me këtë çështje kanë qenë njohës të mirë të çështjeve të rajonit Lisien Bashkurti diplomat e studiues Agim Nesho diplomat Arben Çeku ish-ambasador në Maqedoni dhe Ilir Kalemaj politolog dhe ekspert i çështjeve të marrëdhënieve ndërkombëtare.