Ali Ahmeti: Kryengritja e Krushevës na bashkon

115 vjetori i kryengritjes së 2 gushtit në Krushevë na gjen më afër se kurrë nga realizimi i synimeve shekullore për liri, paqe dhe barazi.

Maqedonas, shqiptar, vlleh e të tjerë u ngritën në këmbë bashkërisht për të kërkuar të drejtat e munguara. Me vizion për të ardhmen e përbashkët dhe me barazinë si pikënisje, ata vunë themelet e shoqërisë sonë të sotme.

Edhe sot si 115 vjet përpara, bashkë po e ndërtojmë shtetin në frymën rilindase që përcaktonte përkatësinë tonë pranë Perëndimit.

Këto data të shënuara le të na shërbejnë si motiv për t’u bashkuar në hapat e fundit të rrugës tonë të gjatë dhe ta realizojmë ëndrrën shekullore të qytetarëve tanë.

Me respekt,
Ali Ahmeti
Kryetar
Bashkimi Demokratik për Integrim

Loading...