Ali Ahmeti për zgjedhjet në Tuz të Malit të Zi: Dilni votoni, të bashkuar si shqiptarë jeni më të rëndësishëm

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ftuar shqiptarët e Tuzit të Malit të Zi që nesër të dalin të votojnë dhe të bashkohen pasi të bashkuar  janë më të rëndësishëm dhe me të dobishëm.

“Zgjedhjet e nesërme në Tuz të Malit të Zi janë shumë të rëndësishme andaj dhe ftoj vëllezërit dhe motrat tona në këtë komunë që të dalin në votime dhe njëherit përshëndes bashkimin e shqiptarëve sepse kështu bëhen më të rëndësishëm, më të dobishëm, por edhe më të respektuar për bashkëqytetarët e tyre.

Bashkë jeni më të fortë, ju priftë e mbara dhe dalshit faqebardhë” k shkruar Ahmeti në Facebook. /TS/