Ali Ahmeti takon Sylejman Selimin:Kosovës, në këto ditë vendimtare, i duhen gjithë ata që duan ta shohim atë të fortë

Ja postimi i plotë i Ahmetit:

“Sot qëndrova në Prishtinë për të takuar miqtë e mi dhe për të këmbyer mendime rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Më gëzoi rasti për ta takuar edhe bashkuftëtarin dhe bashkëveprimtarin tim, gjeneralin Sylejman Selimi. E urova për lirinë e merituar, por edhe për qëndresën stoike dhe durimin.

Kosovës, në këto ditë vendimtare, i duhen pranë të gjithë ata që duan ta shohim atë të fortë, të sigurtë, të qëndrueshme dhe në partneritet euro-amerikan me perspektivë euroatlantike”.