Alisson e konfirmon transferimin në Liverpool: Koha për aventurë të re

lisson Becker e ka konfirmuar transferimin e tij në Liverpooli, pasi i ka falënderuar tifozët e Romës dhe ka deklaruar se ka ardhur koha që ai të ketë një aventurë të re.

Liverpooli u pajtua t’ia paguajë Romës plot 75 milionë euro për ta blerë portierin brazilian, një javë pasi kishin nisur bisedimet mes klubeve.

Alisson është pajtuar të kalojë te gjiganti i Premierligës edhe pse ende nuk ka arritur marrëveshje për kushtet personale dhe nuk i ka kryer testet mjekësore në “Anfield”.

“Dua t’i falënderoj tifozët e Romës”, ka thënë Alisson në aeroportin e Romës para se të fluturonte drejt Liverpoolit.

“Është koha për një aventurë të re”, shtoi ai.

Ai pritet të mbërrijë në Liverpool këtë mbrëmje.