Alivanoset një grua në qendër të Prishtinës

Një grua është alivanosur sot në qendër të Prishtinës më saktësisht në rrugën “Tringë Smajli”, shkruan GazetaBlic.Sipas informacioneve jo zyrtare, mësohet që gruaja është alivanosur si shkak i temperaturave të cilat dy ditët e fundit kanë shkuar deri mbi 15 gradë Celsius.Gruas fillimisht i kanë ndalë në ndihmë taksistët të cilët ndodheshin anash rrugës, derisa pas pak minutave ka mbërritur autoambulanca e cila ia ka ofruar ndihmën asaj.

Ajo është parë teksa është futur në autoambulancë në gjendje jo fort të mirë, për t’u dërguar më pas në Qendrën Klinike Emergjente në Prishtinë.Këto janë pamjet që “GazetaBlic” ka arritur t’i sigurojë nga vendi i ngjarjes:

Loading...