Allegri në Real, Zidane mer Juventus

Ish drejtori i skuadrës së Juventus Luciano Moggi, ka thënë nga viti i ardhshëm këtë skuadër nga Torino do ta drejtojë Zinedin Zidan, ndërsa në Madrid do të duhej të shpërngulej Massimiliano Allegri .në një deklaratë për mediat italiane Moggi, ka thënë se këtë informatë e ka marë nga skuadra. Zidan pikërisht për shkak të Juventusit (luajti 1996 – 2001), kishte refuzuar ofertën e Manchester United. Në kohën kur Zidan ishte futbollist, një nga drejtuesit e Juves ishte Moggi dhe në atë kohë u tranferua tek Real Madrid për një shumë rekord 73,5 milion euro. Kampioni aktual evropian,që në verën e kaluar dëshironte ta angazhojë Allegri. Italiani refuzoi ofertën me arsyetimin se ende nuk ka përfunduar punën tek Juventusi.