Ambasada amerikane: Ratifikimi i demarkacionit arritje e madhe për Kosovën Nga Shigjeta Network – March 22, 2018

Ambasada amerikane: Ratifikimi i demarkacionit arritje e madhe për Kosovën

Ambasada amerikane: Ratifikimi i demarkacionit arritje e madhe për Kosovën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është deklaruar për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Ambasada ka uruar qytetarët për ratifikimin, duke e quajtur arritje të rëndësishme për vendin, shkruan Indeksonline.

Ja njoftimi i plotë:

Deklaratë e Ambasadës së SHBA-ve lidhur me ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkimin e Kufirit me Malin e Zi

Urime popullit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi! Ratifikimi është një arritje e rëndësishme që e konfirmon vendin e Kosovës në Evropë.

Çdo deputet i Kuvendit që votoi për të ratifikuar këtë marrëveshje, mund të jeni krenar që e dini se keni bërë veprimin e duhur dhe të guximshëm për të mirën e shtetit tuaj.

Tani Kuvendi dhe qeveria e Kosovës duhet të kthejnë vëmendjen e tyre te çështjet tjera nga agjenda e prioriteteve që do ta shtyjnë Kosovën përpara drejtë sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik, dhe aspiratave të saja Euro-Atlantike. Ambasada e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të përkrahë përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për arritjen e integrimit të plotë në familjen evropiane të kombeve. /Indeksonlnie/