Ambasada e Shqipërisë në Maqedoni z.Fatos Reka dhe Drejtoresha e Galerisë Kombëtare Dr.Dita Starova Qerimi vazhdojnë bashkëpunimet kombëtare

Ambasadori Fatos Reka, priti në një takim pune Drejtoreshën e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë znj. dr.Dita Starova Qerimi, ku u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe për projektet e së ardhmes në kulturë ndermjet të dy vendeve tona.

Gjithashtu Ambasadori i Shqipërisë veçoi punën e Drejtoreshës se Galerisë Kombëtare të Maqedonisë dhe stafin e saj për përkushtimin si dhe realizimin e projekteve të shumta kombëtare.

Me këtë rast, Drejtoresha Starova, ndreroj edhe me nje çmim mirënjohje Ambasadorin Reka, për ndihmën dhe bashkëpunimin e pasur ndër vite.