Ambasadori amerikan në Beograd vazhdon luftë me kri*minelët serbë

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott ka reaguar në Twitter ndaj Serbisë pasi një gjeneral serb që ka vrarë civil dhe fëmijë të udhëheqë turmën në Nish në “Ditën e Fitores mbi Fashizmin” siç e quajnë serbët 9 majin.

“Është një turp që i dënuari për krime lufte marshon në frontin e atyre që duan të nderojnë aletatët të cilët kanë vdekur duke luftuar për drejtësinë dhe paqe në Evropë. Dita e Evropës – Vlerat Evropiane.”, ka shkruar Scott, transmeton Indeksonline.

Gjenerali serb në pension, Vladimir Lazareviç ka reaguar duke dhënë një deklaratë skandaloze për mediat serbe.

I njëjti mohon të ketë bërë krime në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Ai tha se nuk ka bërë asnjë vra*sje dhe asnjë krim në Kosovë, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Lazareviç është i dënuar nga Gjykata e Hagës me 14 vite për përgjegjësitë e tij komanduese në Kosovë gjatë luftës.

Ish-gjenerali serb u shprehë se ai u dënua nga Haga vetëm se nuk e ka ndaluar dëbimin e popullatës shqiptare.

“Unë jam i ngarkuar me përgjegjësin që gjoja nuk e parandalova dëbimin e popullatës shqiptare. Kjo është e vërteta e vetme.”, tha ai.

Por faktikisht ai nga Gjykata e Hagës u dënua për shkak të krimeve që i ka bërë mbi popullatën civile.

Deri vonë ai ndihmoi ushtrinë serbe për të stërvitur rekrutët e rijnë.