Antarët shqiptar në KSHZ “kë.rcënuan” me të.rheqje nëse nuk respektohet ligji për gjuhët

Gjuha shqipe dhe implementimi i saj vazhdojnë të jenë pen.gesë permanente në Maqedoni duke sjell reagime dhe pakë.naqësi tek shqiptarët.

Burime brenda KSHZ-së për redaksinë TopalNews njoftojnë se rasti i fundit ka ndodhur në KSHZ ku antarët e propozuar nga partitë maqedone kanë ref.uzuar apo nuk ka kanë dashur që çertifikatën për president ta japin edhe në gjuhën shqipe.

Nga po i njejti burim mësojmë se anëtari i propozuar nga Lëvizja BESA Enver Salihi dhe ajo nga BDI Ditmire Shehu kanë kë.rcënuar se nëse nuk respektohet ligji do të tërhiqen nga seanca dhe poashtu do ta tërheqin edhe gjithë stafin shqiptar nga KSHZ-ja. Pas kësaj në KSHZ është krijuar një atmosferë mjaft e tendosur dhe në fund disa orë para do.rzimit të çertifikatës për Presidentin e ri të shtetit Stevo Pendarovski përfaqësuesit maqedonas në KSHZ janë pajtuar që ky dokument të jepet edhe në gjuhën shqipe ashtu si parashihet edhe në ligjin për përdorimin e e gjuhëve.