AO, Colins e Kvitova përballen në gjysmëfinale

Në gjysmëfinalen e parë të Australian Open në konkurencë të femrave do të përballen amerikania Daniele Colins dhe çekja Petra Kvitova. Amerikania në 1/4 e parë të finales me rezultatin 2:1 ( 2-6, 7-5, 6-1) në seta e mundi rusen Anastasia Pavljuçenko. Për amerikanen 25-vjeçare kjo është paraqitja e parë në Australian Open, ndërsa në pesë paraqitjet e saja të para në grand slam turnetë nuk ka shënuar asnjë fitore. Ajo në 1/2 finale do të përballet me çeken Petra Kvitova. Çekja sot para dite me rezultatin maksimal 2:0 (6:1, 6:4) në seta e mundi australianen Eshli Barti.