APEL PUBLIK DREJTUR GRUPIT PARLAMENTAR TË DEPUTETËVE TË.. /+ FOTO

Të nderuar deputet të LDK-së,

Ne, banorët, pronarët, qytetarët, intelektualët, punëtorët, burra e gra, pleq dhe të rinj, atdhetarë e patriotë, veteranë e ish luftëtarë, familjarë dhe jetimë të dëshmorëve të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës nga treva e Rugovës, e Podgurit dhe e Deçanit me rrethinë, po iu drejtohemi me këtë;

THIRRJE-KËRKESË:

1.) Mos e votoni ratifikimin e marrëveshjes së 26 gushtit 2015 për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, sepse me dorën tuaj do ia falni Malit të Zi mbi 8300 hektarë toka të trevës së Rugovës, gjegjësisht të Kosovës,

2.) Mos e shkelni me vullnetin tuaj të lirë prej deputetit të popullit, jetën, amanetin dhe veprën e presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, sidomos mos e harroni deklaratën e tij të njohur, se “kufiri ynë me Malin e Zi është në Çakorr dhe në Kullë të Zhlebit”, dhe

3.) Ju njoftojmë, se po qese eventualisht do ta bëni këtë gabim trashanik, gjë që nuk ua dëshirojmë, duke e votuar të martën Marrëveshjen e tradhtisë së madhe me Malin e Zi, atëherë ne parashtruesit e këtij Apeli-Thirrjeje drejtuar juve si deputet, do të tubohemi para varrit të presidentit Ibrahim Rugova në Kodrën e Diellit, dhe një nga një me emër dhe mbiemër, do t’iu shpallim publikisht tradhtarë të kombit..!?

Pasojnë emrat e përkrahësve të kësaj THIRRJEJE:

Ramiz B. Muriqi, Rrustem Selimaj, mulla Sadri Zekaj, Rasim Mulaj, Brahim Beqiraj, Sali Lukaj, Ali Ibërdemaj, Osman Elezaj, Mico Sokoli-Lajqi, Avdi Brahimi, Zymer Luni, Shaban Muriqi, Ramë Muriqi, Prof. Zymer Nezi, Prof. Riza Smaka, Dr. Bute Elezaj-Rexhbogaj, Dr. Ibrahim Rexhaj, Rrustem B. Nikqi, Halil Dreshaj, Ramë Elezaj, Tahir Cukaj, Ali Kelmendi, Naim Kelmendi, Rexhep T. Elezaj, Agim Cukaj, Afrim Selimaj, Hetem Gjemajli, Arben Ahmetaj, Beqir Ahmetaj, Cenë Shabanaj, Selman Shabanaj, Sali Hajdaraj, Imer Hajdaraj, Iber Fejzaj, Rexhë Kelmendi, Riza Qorraj, Ramiz Cuka, Rexhep Nikçi, Smajl Smaka, Halil Dreshaj, Nexhmedin Hoxhaj, Florim Lajçi, Xhevat Çelaj, Arif Kelmendi, Adem R, Lajçi, Xhemajl Elezaj, Balë Hysnikaj, Dardan Bajraktari, Mehmet Kastrati, Durim Bajraktari, Valon Beqiraj, Haxhi Beqiraj, Agim Haxhiaj, Hysen Dreshaj, Riza Dreshaj, Shaban Dreshaj, Istref Dreshaj, Idriz Lajqi, Shefqet Kastrati, Niman Hetemaj, Bekë Rugova, Haxhi Dreshaj, Ramiz Bala, Gazmend N. Gashi, Gazmend Shkreli, Lulzim Lajqi, Rexhep Dedushaj, Isuf Lajqi, Din Kastrati, Sadik Kelmendi Mensur Thaqi, Asllan Hasanaj, Miftar Alijaj, Haxhi Bajraktari, Bajram Bicaj, Selim Mulliqi, Agim Bekë Haxhijaj, Xhevdet (Imer) Lajqi, Idriz (Sokol) Lajqi, Ilir Q. Muriqi, Isuf Lajqi, Mujë Ibraj, Ramiz Kurtaj, Mujë Kurtaj, Zenun Kurtaj, Ukë Rrustem Kurtaj, Idriz Kurbogaj, Ahmet Thaqi, Fadil Sutaj, Dem Sutaj, Ali Memaj, Hazir Muqaj, Hysen Muqa, Riza Tahirukaj, Dem Molliqaj, Rrustem Molliqaj, Ramë Kaçorraj, Sali Neziraj, Ram Babanaj, Osman Mulaj, Ekrem Avdyli, si dhe qindra të tjerë..!! HISEN BERISHA/Shigjeta.net