Aplikacioni që e zhvesh çdo femër

Një program anonim “Deep Nude”, i krijuar nga një person me pseudonimin “Alberto”, përdor inteligjencën artificiale për të krijuar foto nudo të të gjitha llojeve të çdo fotoje.

Krijuesi i këtij programi insiston se është krijuar për kuriozitet shkencor duke shtuar se është një shkencëtar i cili dëshiron të përmirësojë algoritmet, transmeton TCH.

Teknologjia “Deep Fake” është një metodë e krijimit të fotove madje edhe video të çdokujt dhe e bëjnë të duket ashtu si krijuesi dëshiron të jetë.

Shembuj të hershëm janë përqendruar në politikë, ku figura të larta dhe të rëndësishme të udhëheqësve mund të krijohen me anë të këtij aplikacioni, gjë e cila do të shkaktojë një zhurmë të madhe.