Ardian Cuculi firmos me Kukësin

Ardian Cuculi sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Superligës së futbollit të Shqipërisë. Sipas “Opinion.mk” thuhet se ish futbollisti i Shkëndijës ka firmosur me skuadrën e Kukësit.

Sipas burimeve të portalit në fjalë, futbollisti kërçovar ka arritur marrëveshje për 1 vit me skuadrën kukësiane. Cuculi sezonet e fundit ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, ndërsa u largua në fillimit të qershorit pasi i skadoi kontrata aktuale që kishte me Kampionët e Maqedonisë.

Emri tij gjatë kësaj merkato verore lakohej në klube të ndryshme, por më shumë përflitej për një rikthim te Partizani i Tiranës, mirëpo që në fund ka gjetur akordin me drejtuesit e Kukësit.

Cuculi nëse arrin të kompleton dokumentacionin e duhur, do të jetë përforcim i nënkampionëve të Shqipërisë për ndeshjen e kthimit ndaj Torpedos në Liga Evropa.

Loading...