Ardiani dhe Xhensila e arrijnë 30-milionëshin

Kënga “Çika Çika” nga Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj ka grumbulluar 30 milionë klikime në Youtube.

Këtij fakti i është gëzuar këngëtari kosovar, i cili e ka xhiruar veten kërcyer me po këtë këngë të tij pranë një veture luksoze.

Këtë video ai e ka postuar në llogarinë e tij në Instagram, e cila është shikuar nga rreth 100 mijë ndjekës.