Arjan Çani kapet me gjysmë kilogram heroinë në Elbasan

Sekuestrohet 505 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit ‘Heroinë’. Në pranga janë vendosur dy persona, Arjan Çani nga Berati dhe Arshim Pilinçi nga Korça.

Arrestimi i tyre është bërë në zonën e Elbasanit.

Të arrestuarit janë: Arjan Çani, 49 vjeç , banues në Berat dhe Arshim Pilinçi, 27 vjeç , banues në fshatin Podgorie, Korçë.

Në aksin rrugor Qafë Thanë-Elbasan, dy personat e mësipërm po udhëtonin me automjetet e tyre, ku Arshim Pilinçi kontrollonte rrugën.

Nga kontrolli i kryer nga shërbimet e policisë shtetasit Arjan Çani, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

505 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Heroinë”.

Gjithashtu u sekuestruan edhe dy aparate celular dhe dy automjete në pronësi të shtetasve të arrestuar.

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin sasinë e lëndës narkotike për të shitur në doza të vogla në qytetin e Elbasanit.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtore të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Dosja me materialet hetimore i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale të ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikeve’ e kryer në formën e bashkëpunimit.