ARMEND REXHEPAGIQI PRET FLOKËT, KËSHTU DUHET TANI

Herën e fundit që e kemi parë Armend Rexhepagiqin me flokë të shkurtrae shkruanim ende vitin me një 1-sh përpara sepse bëhej fjalë për vitet ’90.

Që prej asaj kohe, artisti i mirënjohur është identifikuar gjithnjë për pamjen e tij me flokët e gjatë, që tashmë na kanë dhënë lamtumirën.

Në një foto të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Rexhepagiqi duket një njeri tjetër, me flokë të shkurtër që e tregojnë tërësisht ndryshe nga imazhi që jemi mësuar të shohim për vite të tëra.

Sidoqoftë, besojmë se look-u i ri nuk do të ndikojë në kreativitetin e artistit që është emri që qëndron pas disa prej hiteve më të paharrueshme të muzikës shqiptare.

Vitin e fundit ai i është rikthyer fuqishëm skenës muzikore si bashkëpunëtor i Tunës në albumin e saj mbresëlënës “Fortuna” si dhe me një prej baladave më të suksesshme të këtij viti, “Tavolina e Mërzisë” e kënduar nga Elvana Gjata.