Arr.estohet në Itali Shkupjani i cili mash.tronte duke…

34 vjecari nga Maqedonia e Veriut gjegjësisht nga Shkupi u arre.stua ditë më parë në Aeroportin e Milanos pasi që po kërkohej gjatë kohë për mash.trime shumëmilionëshe.

Ai kishte arritur që me para falso të blejë diamante dhe stoli ari me vlerë. Në vitin 2010 kishte mashtruar një koleksionist gjerman duke i blerë diamante antike me një vlerë 1.4 milionë euro para false.

Ai i ka treguar gjermanit paratë të paketuara nga 20 mijë euro në qese najloni dhe kanë këmbyer diamantet me paratë. Më pas gjermani ka konstatuar se bëhet fjalë për para false.

Ai vite më parë kishte ma.shtruar edhe një shtetas tjetër gjerman duke iu prezantuar si biznesmenë dhe duke i blerë stoli tjera ari dhe diamante.

Shkupjani po kërkohej më shumë se 10 vite ndërsa u arre.stua javën e kaluar në Aeroportin e Milanos derisa po udhëtonte drejt Shkupit.