Arre*stimi i Jahiut, reagon Bujar Osmani

“Të respektohet prezumimi i pafajësisë”, ky është qëndrimi i Bujar Osmanit rreth arres*timit të Jahi Jahiut, sekretar shtetëror në Ministrin e Administratës dhe Shoqërisë informatike.

BDI është partia e vetme në Maqedoninë e Veriut e cila me vendim të kryesisë ka kërkuar hetim për të gjithë funksionarët e saj që nga viti 2002 e këndej.
Dhe kjo është marrë si rezultat të një lu*fte speciale që po bëhet ndaj BDI-së në forma të ndryshme”, tha Bujar Osmani.

Për shkak të marrjes së ry*shfetit prej 38 mijë eurove, policia me 10 qershorë e arre*stoi Jahi Jahiun- sekretar shtetëror në Ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë-kuadër i BDI-së.

Prokuroria dhe MPB-ja dyshojnë se Jahiu bashkë me një punonjës tjetër në këtë dikaster kanë marrë para dhe kanë favorizuar kompaninë “Latanzio” e cila e ka fituar tenderin për të realizuar një projekt të financuar me IPA fonde në vlerë prej më shumë se 1 milion euro, për koordinimin e trajnimeve në administratën publike.

Jahi Jahiu dhe një koleg i tij tre herë kanë udhëtar jashtë vendit. Kompania italiane i ka mbuluar shpenzimet në vlerë prej 7 mijë eurove. Në këmbim, të dyshuarit e kanë informuar kompaninë për procedurat e tenderit.

Ata kanë mundësuar pozitë të favorizuar për kompaninë italiane për shërbime këshillëdhënëse “Latanzio” në garën për mbi 1 milionë euro, para evropiane. Paratë e ry*shfetit për Jahiun dhe kolegun e tij në vend janë sjellë tre herë në shuma të gatshme.
Italiani me iniciale M.XH i ngarkuar për marrëdhënie me publikun në kompaninë “Latanzio” i ka dorëzuar paratë. Organet e hetuesisë në vend, hetimin e kanë zhvilluar në koordinim me prokurorinë e Milanos nga Italia.