Arr*estohen kultivuesit e kan*abisit

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arr*estuar dy persona në dy raste të ndara për kultivim të ka*nabisit.

Rasti i parë është regjistruar në Kaçanik dje rreth orës 07:00 ku është ar*restuar një i dyshuar.

“Gjatë kontrollit në lokacioni e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar katër bimë nark*otike të llojit kan*abis sa*tiva, të cilat i kishte mbjellë në vazo”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Ndërsa, rasti i dytë për kultivimin e kanabi*sit po ashtu në vazo, është regjistruar në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

“Është kontrolluar në lokacionin e tij ku ka pasur edhe 51 (pesëdhjetë e një) copë bimë kana*bis”, thuhet tutje në raportin 24 orësh të policisë.

Sipas policisë i dyshuari kishte të meta mendore ku posedonte dokumente të mjekut.

Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt dhe rekomandon për kontrollim mjekësor.