Arrestohet Mijallkov për shkak të rrezikut të arratisjes

Për shkak të rrezikut të arratisjes të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, atij ju caktua paraburgim 30 ditë.

Për momentin, Mijallkov është rrugës për në burgun e Shutkës ndërsa nga PSP nuk japin hollësi rreth dyshimeve që kanë të bëjnë me planin e arratisjes së Mijallkovit.

Paraburgimi për Mijallkovin është caktuar si i dyshuar në hetimin e fundit të PSP “Perandoria”, për të cilin biznesmeni Orçe Kamçev dhe katër të dyshuar të tjerë tashmë janë në paraburgim.