Arrestohet në Maqedoni kryetari i Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së

Është arrestuar në Maqedoni, kryetari i Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së, degës në Gjilan, Afrim Rexhepi.

Lajmin e ka bërë publik kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, derisa ka kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

“Me shqetësim e mora lajmin për arrestimin e kryetarit të Invalidëve të UÇK-së, dega në Gjilan, Afrim Rexhepi nga Policia e Maqedonisë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tij!”, ka thënë Haziri.

Tash për tash mbeten të paqarta rrethanat dhe arsyet e arrestimit të Rexhepit.

Komentet

komentet

Loading...