Arritja me e madhe per burrat shqiptar eshte prost*itucioni

Nga Zana Avdiu

Ckado qe te ndodh sido qe te ndodh, burrat shqiptar mendjen e kane te pros*titucioni dhe shfrytezimi.

Kete nuk e lene anash as ne sport, muzike apo te ngjashme.

Ndonse vend i varfer edhe ne, i shtypur, i dominuar nga te tjeret dhe i vuajtur, prape se prape ne nuk kemi marre mesimin e duhur por jemi bere ag*resiv, shfrytezues dhe shume te frustruar.

Mjafton nje loje futbolli, dhe burrat shqiptar ti vene ne pah deshirat e tyre dh*unuese shfrytezuese e per pro*stitucion.

Edhe mbreme pas nje fitore shume te rendesishme te Kosoves (per arsye politike po e quaj te rendesishme), sheh komente qe ta prishin gezimin, te neverisin dhe te humbin shpresen per kete vend.

Nga dhjetra njerez te ciliet se paku publikisht do te duhej te kishin qendrime te matura pashe komente te cilat filsnin me krenari per kohen kur shqiptaret kane shkuar ne pro*stitucion, ne Bullgari e te ngjashme.

Ne nje periudhe, kur vendi yne ishte shume konservator dhe shume fetare e e as nuk linin vajzat shqiptare te shkonin ne shkolla madje, dhe kur gruaja ishte e mbyllur dhe moralin kryesisht e lidhte me monogamine dhe jo s*ex jashtemartesor burrat shqiptar shkonin dhe shfrytezonin varferine ne shtetet e tjera. Shkonin ne prostitucion.

Pra, kjo ishte ne kundershtim me vlerat qe ata i promovonin. Tjetercka thonin e tjetercka benin. Dy here te pamorelshem jane keta, sepse ate qe e kane konsideruar imorale e kane bere vet. Vepronin kunder vlerave qe i promovonin. Ja cfare morali kane pas gjysherit dhe baballaret tuaj!

Mbyllja e grave dhe vajzave, duke mos i lene edhe ne shkolle madje i kane bere ne emer te moralit dhe shkuarja e tyre neper prostitucion dhe shfrytezimi i varferise se tjetrit tregon shume per moralin e burrave shqiptar.

Pavaresisht se pros*titucioni eshte jo etik shfrytezimi i varferise se tjetrit per ta keqperdore seksualisht eshte hala me i tmerrshem imoral dhe grotesk.

Por ajo cka eshte me e dhimbeshme dhe tmerrshme eshte qe sot i sheh figura qe kane pozita shteterore profesore universitar gazetare mjek mesues etj, ne vend se te turperohen prej kesaj, dalin dhe krenohen me te. Pa pike turpi, shprehin ngazellim per prostitucionin e te pareve te tyre.

Cfare krenarie, cfare e arriture eshte me shku ne pro*stitucion a me tregon dikush?