Arsenali mbrëmë kishte një mysafir special në Emirates – është një shqiptare (VIDEO)

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë e pranishme mbrëmë në “Emirates Stadium” me rastin e fitores së Arsenalit ndaj Chelseat në kuadër të xhiros së 23-të në Premierligë.

Dua i ka postuar disa video në Instagramin e saj zyrtar, ku shihet duke e shijuar fitoren e Topçinjve, të cilët mposhtën skuadrën e Maurizio Sarrit me rezultatin 2-0, shkruan Gazeta Express.

Ajo shihet duke festuar me babën, dhe nënën e saj.

Kujtojmë se Babai dhe vëllai i këngëtares Dukaxhin Lipa dhe Gjin Lipa, janë tifozë të flakët të Arsenalit.