ARSM e MPB, Nisin fushatën kundër dhunës dhe urejtjes

Agjensioni për Rini dhe Sport në bashkëpunim dhe koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, nisën fushatën kundër gjuhës së urrejtjes dhe ngritjes së vetëdijes te të rinjtë, si një lloj dhune e cila jo rrallë herë mund të lëndojë më shum se sa dhuna fizike dhe mund të lerë gjurmë të rënda psikike. Fushata e cila shpresohet të zgjojë të rinjtë do të realizohet nën emrin „Dhuna lind dhunë – ndaloje – mos e ndez“.

Po ashtu me këtë fushatë, do të dërgohet porosi edhe nëpër terrenet sportive në vend, ku do të rritet shkalla e vetëdijës në terrenet sportive, duke u nisur nga lojtarët, trajnerët, drejtuesit e klubeve, referët dhe menaxherët të cilët drejtojnë klubet, por edhe të vet shikuesve të atyre ngajrjeve sportive.