Arsyet pse keni shikim të paqartë

Ka shumë arsye pse shikimi juaj është i turbullt dhe si ti shmangni ato.Pamja e paqartë dhe e turbullt është një problemi i zakonshëm i shikimit. Shikimi i turbullt tregon se keni nevojë për syze, ose që syzet apo lentet e kontaktit duhet të ndryshojnë numër.

Megjithatë duhet të kuptoni se çfarë po e shkakton vizionin tuaj të paqartë. Njohja e arsyes do të jetë edhe zgjidhja e problemit.

Ja disa nga arsyet që shkaktojnë një shikim jo të mirë.

1-Keni nevojë për syze optike, ose duhet të ndryshoni numrin e tyre nëse i keni aktualisht.

2-Nëse problemet shfaqen vetëm për gjërat që keni afër atëherë keni nevojë për syze leximi.

3-Viuani nga conjunctivitis, që zakonisht shkakton sy të kuq për shkak të viruseve të gripit, bronkitit dhe fytin e lënduar.

4-Flini me lentet e kontaktit të vëna. Lentet e kontaktit lëvizin nëpër sy duke krijuar gërvishtje të vogla në sipërfaqen e syrit tuaj. Kjo i bën më të prirura për tu infektuar dhe mbledhur baktere.

5-Keni infeksione të syrit.

6-Mund të vuani nga katarakte ose glaukoma që janë sëmundje që shkaktohen me plakjen e moshës, përgjithësisht pas 75 vjeç. Ato dëmtojnë syrin duke mos lejuar dritën të arrij tek retina.

7-Vuani nga diabeti ose presioni i lartë i gjakut./ikuba/