Artan Grubi: Ne e denoncuam drejtësinë selektive

Deputeti i Bdi-se Artan Grubi ne faqen e tij zyrtare pas ngjarjeve të sotshme është shprehur:

Ne e denoncuam drejtësinë selektive dhe ofruam instrumentin e vetingut për gjykatësit, prokurorët dhe politikanët për ta luftuar këtë selektivitet të porositur me tendencë politiko-koruptive.

Qytetarët e pranuan dhe e përshëndetën këtë shtyllë tonën programore me bindjen që ne do t’ia dalim, ndërsa dita ditës edhe partitë opozitare po e përqafojnë dhe e vënë përdorim narativin, politikat tona.