Asaf Ademi: Ministri – vi*ktimë e kalkulmeve partiake

Nuk ka dyshim se ministri i Kulturës është person jashtëzakonisht i arsimuar, me përvojë të madhe në menaxhimin e resurseve njerëzore dhe ndërtimtarisë. Por, në Qeveri përpilohet lista e ministrave sipas inxhinierisë partiake dhe për kuadrot aq cilësore kjo do të thotë se vetëm humbin kohë në vend të gabuar.

Burimi i lajmit: Vërtetëmatësi

Dorëheqja e ministrit për Kulturë, Asaf Ademi, i cili erdhi në këtë post nga radhët e Alternativës së Afrim Gashi-t, gjithsesi se është ngjarje me rëndësi në përditshmërinë tonë politike. Së pari kjo është njoftim për “lojën me fshesë”, një lloj pastrimi i kuadrove për të cilën flet kryeministri edhe atë në shumë nivele, përfshirë edhe ekipin qeveritar. Është fakt se Ademi dorëheqjen e njoftoi muaj më parë, por aktin e zvarriti për shkak të periudhës zgjedhore, duke arsyetua procedurën me “arsye shëndetësore”. Përsëri është fakt se pas ndarjes së mjeteve për financim të projekteve kulturore për këtë vit dhe pas nxitjes së pakënaqësive të mëdha, ministri kishe takim edhe me kryeministrin kah mesi i shkurtit, me çka u premtua se do të ketë ndarje të re të mjeteve, por realisht, për një gjë të këtillë nuk kishte kohe. As edhe para. Prej aty, opinioni dorëheqjen e lidh me ato ditë.

Është jo e zakonshme se ky është ministri i dytë i Kulturës i cili lëshon këtë pozitë në Qeverinë e Zoran Zaev, shumë shpejtë sikurse edhe pararendësi i tij Robert Allagjozovski. Nëse mund të thjeshtëzohet, Allagjozovski i nervozoi kërkuesit e mjeteve me parimin “për të gjithë nga pak”. Ademi irritoi një pjesë të kërkuesve me parimin “disa kërkues duhet të hiqen nga lista e dëshirave”, me çka kishte reagime se paratë e janë ndarë sipas “çelësit kombëtar”. Praktikisht afati ishte po thuajse shtatë muaj (në këtë funksion erdhi në 4 qershor të vitit të kaluar), por akti ka peshë serioze politike, sepse, ka qenë anëtari i parë i Lëvizjes Besa i cili u bë ministër në Qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev, duke zëvendësuar tashmë të lartpërmendurin Allagjozovski, një i përkëdhelur i kryeministrit, në bazë të lidhjes së tij me Strumicën. Atë peshë ai vet e lehtësoi me deklaratën se vendimin e ka marr në konsultim me mikun e tij, kryetarin Afrim Gashi dhe këtë e ka bëtë me 22 prill, kur ka kërkuar nga kryesia e partisë amë që për arsye shëndetësore të lejojnë që të tërhiqet nga funksioni i ministrit të Kulturës.

Dua të theksojë se nga kjo përvojë politike mësova një gjë – në jetë para së gjithash është e rëndësishme fytyra. Sot para jush dhe para të gjithë qytetarëve jam ashtu siç isha para se të bëhem ministër. Nuk ka nevojë që të fshihem prej dikujt, nuk do të ankohem prej askujt. Largohem i pastër nga Ministria e Kulturës. Kemi folur për drejtësinë dhe unë kam qeverisur drejtë. Kemi folur për transparencë dhe kam qeverisë në mënyrë transparente. Kemi folur për moral dhe kam qeverisur me zero korrupsion, potencoi Ademi.
Mund të thuhet se Ademi padyshim se është viktimë e kalkulimeve partiake që nuk i zgjedh ministrat, me pak përjashtime, në Qeveri, si persona të cilët kanë programin e vet për menaxhim të segmenteve të shoqërisë, por përmes karrigeve të ministrisë lëviz “Kubin Rubik” të apetiteve partiake.

Ademi është shqiptar i arsimuar dhe me përvojë të mirë në menaxhim, por në fushë tjetër, kur gjithsesi se do të ishte shumë produktiv! Tash shpejtë mbushi 39 vjetç dhe ka diplomuar në Fakultetin aspak të lehtë, atë të Ndërtimtarisë në Universitetin “Shën Kiril dhe Metodij” në Shkup. Në të njëjtin fakultet i ka kryer edhe studime e magjistraturës në ndërtimtari. Ka CV të pasur. Ka qenë drejtor i zyrës së INSCALE Global’s në Shkup, kompani e cila ofron shërbime për zhvillim të offshore kompanive teknologjike në Evropën Veriore.

Në periudhën 2009-2013 ka qenë ambasador i Republikës së Maqedonisë së Mbretërinë Daneze dhe aktivisht ka punuar në ndërtimin e marrëdhënieve bilaterale mes Mbretërisë Daneze dhe Republikës së Maqedonisë, si dhe në mbështetjen e integrimeve të Republikës së Maqedonisë në Bashkësinë Evropiane.

Në periudhën prej vitit 2003 deri në vitin 2009 në Komunën e Gostivarit ka kryer funksionin e udhëheqjes së sektorit për urbanizëm dhe për mbrojtje të mjedisit jetësor, ka udhëhequr me departamentin për zhvillim lokal ekonomik, dhe si konsultant në Departamentin për implementim të projekteve.

Ka marr pjesë në një numër të madh projektesh të UNDP, USAID, GTZ dhe organizata të tjera në vend dhe në botë.

Për të në biografinë zyrtare thuhet se ka më tepër se 15 vite përvojë në resurset njerëzore, planifikimet strategjike, komunikim dhe menaxhim me konfliktet dhe përvojë në udhëheqjen dhe rritjen e organizatave të mëdha.

Deri në emërimin e ministrit të ri të Kulturës, Asaf Ademi do të mbetet që të kryejë punët e tij në këtë resor, dhe i pyetur nëse do të jetë i qasshëm për Komisionin shtetëror për ndalim të korrupsionit, i cili deri në fund të majit duhet të del me rezultate të Konkursit vjetor për programe me interes nacional thekson se nuk ka qëllim “të ik” askund.

Unë jam këtu. Nuk shkoj askund. Nuk ka për qëllim të fshihem, as nuk ka frikë prej askujt. Qeverisja ime ka qenë e ndershme, transparente dhe çdo herë kam qenë i kapshëm për të gjithë organet, vlerëson tashmë ish-ministri.
I pyetur për atë nëse vendi i ministrit të Kulturës në tregtitë ndërpartiake me qeverinë edhe më tej mbetet për Alternativën, Asaf Ademi me deklaratën se prej informacioneve që ai i ka ky pozicion do të mbetet për to, por lë hapësirë kohore të tregohet se çfarë do të vendos të bëj kryeministri. Si ministër në largim, jep porosinë se çdo ministër tjerë në vazhdim do të ketë bashkëpunimin e tij të plotë për menaxhim me problemet e këtij resori.

Në ndërkohë portali Tetova sot akuzoi se edhe motrën e tij e ka punësuar në ELEM, ndërsa bashkëshortja e tij ka marr mjete nga Fondi për inovacion.

Këto ditë rreth Ministrisë së Kulturës, në “Debar Mallo” “vlojnë” të gjithë grupet e lobimit si para zgjedhjes së Allagjozovski-t, e tani pas dorëheqjes së Ademi-t, tani bëjnë shtypje me interesat e veta, duke aluduar në persona të ndryshëm që mund të vijnë në këtë pozicion. Interesi publik gjithsesi se mund të parashikojë se ekziston një ministër i ardhshëm i cili ne xhep ka program me të cilin do të rregullojë punët në kulturë.