Asani në Samitin për hekurudha në Pragë

Drejtori i ndërmarrjes publike Hekurudhat e Maqedonisë Infrastrukturë – Shkup, Irfan Asani mori pjesë në panairin e gjashtë ndërkombëtar të hekurudhave të mbajtur në Pragë, në Republikën Çeke.  

“Asani u takua me delegatët dhe ekspertët e takimeve konsultative dhe mori pjesë në sesionet e konferencës, në të cilën kishin fjalime zyrtarë të lartë nga Bashkimi Ndërkombëtar i Hekurudhave, Drejtorisë së mobilitetit pranë Komisionit Evropian, Komunitetit të Kompanive Evropiane të Hekurudhave dhe Infrastrukturës (CER) dhe Agjencisë së Hekurudhave të BE-së etj”, kumtoi NP HM Infrastrukturë.

Takimi ishte përkushtuar për zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore dhe transportin përmes hekurudhës, me qëllim të ngritjes së lidhjes dhe bashkëpunimit, zhvillimin e Rrjetit të Transportit Trans-Evropian (TEN-T) dhe të adresimit të sfidave që lidhen me përmirësimi i përvojave të udhëtarëve dhe kënaqësinë me konsumatorët – përdoruesit e shërbimeve hekurudhore.