ASH me kandidat për në KSHZ

Aleanca për Shqiptarët ka kandidatin e saj për anëtarë të KSHZ dhe se kjo parti insiston që kandidati i tyre duhet të përzgjidhet për anëtar të KSHZ, pasi që ASH është partia udhëheqëse shqiptare në kampin opozitar dhe këtë e ka konfirmuar pikërisht KSHZ në zgjedhjet e fundit lokale, ku kjo parti doli fituese në disa komuna dhe grumbulloi rreth 60 mijë vota.

Andaj insistimet janë që kjo parti të ketë kandidatin e saj që duhet të votohet për anëtar të KSHZ. Burime partiake thanë për INA se kandidati i tyre është juristi Krenar Lloga nga Struga, ish-sekretari i komunës së Strugës dhe që për disa muaj ishte në postin e drejtorit të Fondit Pensional, por me largimin e ASH-së nga Qeveria edhe ai kishte deponuar dorëheqjen.

Por edhe Lëvizja BESA e udhëhequr nga Bilall Kasami insiston që ajo të jetë kandidatin e saj. Sipas informacioneve nga tryeza e bisedimeve, juristi Enver Salihi nga Kumanova është propozuar për anëtarë të KSHZ. Ai është i punësuar në administratën shtetërore me një përvojë të gjatë.