ASH: Shqiptarët duan të integrohen në BE dhe NATO si shqiptar dhe jo si maqedonas!

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar ndaj veprimtarisë propagandistike njëetnike në vend, që po fshehë dhe injoron vlerat dhe realitetin multietnik.

“Vlerat europerendimore dhe perspektiva euro-integruese ka qenë dhe do te ngelet objektiv dhe përcaktim esencial i ASH në veprimin e saj politik. Qeveria e Maqedonisë, në fushatën e saj, po shpërndan afishe she materiale propandistike, duke e bërë vetëm kombin maqedonas ekzistent në Maqedoni, duke shkelur mbi realitetin multietnik te vendit”, nënvizon ASH.

Sipas reagimit, afishet që zyrtarë të LSDM po i ndajnë me opinionin : Hyjmë në NATO dhe BE si maqedonas” “ Me marrëveshjen e sigurojmë ardhmërinë maqedonase” dhe “Gjuha Maqedonase është e mbrojtur” konfirmojnë shqetësimin dhe reagimet e ASH se kjo qeveri tenton ta zhbëj kombin shqiptar, madje ta paraqes si inekzistent dhe të paqenë.

“Shqiptarët, e duan integrimin BE dhe NATO-n,ata pa fajin e tyre kane ngelur me dekada jashta këtyre institucioneve ndërkombëtare pikërisht ndaj kontesteve politike te maqedonasve me fqinjët e tyre dhe sot kjo qeveri tenton tju mvesh kombin politik “maqedonas” E rikujtojmë Qeverinë LSDM dhe BDI se shqiptarët do të integrohen në BE dhe NATO si shqiptar dhe europian, por jo edhe si maqedonas”, reagon Aleanca për Shqiptarët. (INA)

Komentet

komentet

Loading...