ASSOCIATED PRESS: HARADINAJ MERRET NË PYETJE NGA GJYKATA PËR KRIME TË LUFTËS

Ish-kryeministri i Kosovës ka ardhur për t’u marrë në pyetje në një gjykatë speciale që heton krimet e dyshuara të luftës nga luftëtarët separatistë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dy dekada më parë, shkruan Associated Press, përcjell Insajderi.

Ramush Haradinaj hyri në zyrat e Dhomave të Specializuara të mërkurën në mëngjes pa u ndalur të fliste me gazetarët e mbledhur jashtë ndërtesës me tulla të kuqe në Hagë.

Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër një javë më parë përpara intervistimit të tij në gjykatën e cila po i shqyrton krimet e dyshuara kundër serbëve etnikë të kryera gjatë dhe pas luftës së Kosovës më 1998-99.

Në kohën e luftës, Kosova ishte një provincë serbe dhe Haradinaj ishte komandant kryesor i forcave separatiste, shkruan AP.