Atifete Jahjaga në mesin e 100 njerëzve me reputacionin më të mirë në botë

Kompania udhëheqëse konsulente për menaxhimin e reputacionit, Reputation Poll International, ka publikuar listën e njerëzve me reputacionin më të mirë në botë për vitin 2019.

Lista e cila përmban personalitete të shquara nga të gjithë sektorët, njeh udhëheqësit të cilët kanë ruajtur nivelin e lartë të besueshmërisë në kryerjen e detyrave të tyre dhe kanë mbajtur reputacionin e lavdërueshëm e shembullor për emulimin publik.

Në mesin e këtyre njerëzve, është edhe ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e renditur e teta në listë.

“Atifete Jahjaga është një politikane dhe shtetase kosovare e cila ka shërbyer si presidentja e tretë e Kosovës. Ajo ishte presidentja e parë femër e Republikës së Kosovës, kandidate e parë jo partiake dhe e para më e re femër e shtetit që do të zgjidhet në krye të zyrës”, thuhet shkurt për Jahjagën në këtë kompani.