Australian Open: Kvitova e Osaka luajnë për titull

Tenistja çeke Petra Kvitova dhe Naomi Osaka e Japonisë të shtunën do të përballet në finalen e madhe të Australian Open. Të dyja këto do të luajnë për të fituar titullin e parë Grand slam në këtë vit, por edhe për të marrë kryesimin e renditjes të tenisteve më të mira në botë. Kvitova është favorite në këtë përballje pasi nga 33 finalen e zhvilluara ajo ka dalë fituese në 26 prej tyre.