Austri: 14-vjeçari nga Maqedonia plaçkit një bashkëmoshatar me pistoletë në Vjenë

I armatosur me një pistoletë frikësuese, adoleshenti 14-vjeçar maqedonas, së bashku me një shok të vetin, 15-vjeçar, kanë plaçkitur një adoleshent tjetër 15-vjeçar në lagjen Neubau të Vjenës në Austri.

Para se të merrnin arratinë, ata i plaçkitën 40 euro nga viktima. Pak më vonë, sulmuesit janë ndaluar nga njësiti special policor i Vjenës, WEGA.

Viktima 15-vjeçare ka qenë duke ecur me një bashkëmoshatar të vetin në rrugën “Zollergasse”, kur 14-vjeçari me shokun e tij filluan ndjekjen e tyre, duke i vendosur në një rrugë më pak të frekuentuar, shkruan “Kronen Zeitung”.

Aty, 14-vjeçari ia drejton pistoletën në kokë duke ia marrë të hollat, që më pas të arratiset me shokun e tij.

Dy të rinjtë e tronditur e kanë alarmuar policinë. Njësiti special WEGA i ka hetuar sulmuesit pak më vonë, në rrugën “Gumpendorfer Strasse” në Mariahilf duke i ndaluar në vendngjarje.

Pistoleta dhe 40 eurot u janë konfiskuar. Pas pranimit të kryerjes së veprës, ata janë dërguar në burgun përkatës Josefstadt. /Albinfo.ch