Austria ndalon me ligj perçet

Parlamenti austriak vendosi të ndalojë mbajtjen e shamisë së kokës për vajzat në shkollën fillore. Ky vendim u pasua me një sërë protestash, dhe u konsiderua nga kundërshtarët si shfaqje politike, diskriminim fetar si dhe ligj që shkel të drejtat e njeriut.

Qeveria specifikoi se ky ligj ndalon vetëm shaminë e kokës së myslimanëve dhe jo “kipasin” karakteristik të hebrenjve apo shami të sekteve të tjera fetare.

Sipas ligjvënësve austriak ky vendim është një sinjal kundër islamit politik, dhe ndihmon që vajzat myslimane të çlirohen nga “nënshtrimi”.

Vendimi pritet të ketë ankimime në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa bëhet e ditur se ky ligj nuk ka rang kushtetues, sepse nuk u miratua me shumicën e cilësuar të dy të tretave.

Shoqata Austriake e Islamit, IGGÖ e kritikoi ashpër ligjin e ri të sapomiratuar në parlament.