Axhenda e bukurisë një muaj përpara dasmës

Në ditën tuaj të dasmës do të jeni në qendër të vëmendjes ndaj duhet të jeni më e bukur se kurrë! Për ta bërë këtë, merrni parasysh këshillat tona.

Bukuria vjen nga brenda. Për të qenë të bukur jashtë duhet të jetoni në mënyrë të shëndetshme. Kjo fillon që nga mirë-ushqyerja. Nuk keni pse ti nënshtroheni një diete por mundohuni të evitoni të skuqurat, ëmbëlsirat dhe brumërat. Përkundrazi shtoni në dietën tuaj ushqimore, fruta, perime kos etj. Lëkura juaj do të shfaqet më hidratuese dhe rrezatuese.

Kërkoni këshilla nga estetisti. Planifikoni me të seancat tuaja të bukurisë, si pastrimin e fytyrës, skrab etj.

Duart janë protagonistët e padiskutueshëm në ditën e dasmës, sidomos në momentin e shkëmbimit të unazave.

Trajtimi i flokëve. Bisedoni me parukierin për të zgjedhur ngjyrën dhe modelin e duhur për ju. Gjithashtu përveç trajtimeve profesionale mund të bëni vetë në kushte shtëpie maska ushqyese për flokët.

Depilimi nuk duhet lënë për ditën e fundit. Do të ishte ideale që të depiloheni rreth 5 ditë përpara dasmës për të evituar irritimet e mundshme dhe skuqjet e lëkurës.

Së fundi, disa ditë para dasmës  shkoni në një SPA me bashkëshortin tuaj të ardhshëm.

Dëshironi të dini një sekret? Lumturia është sekreti i bukurisë së çdo femre!