Babai i vrasësit të Almirit në kryesinë e LSDM-së në Kumanovë?! (FOTO)

Gazetari i Tv Alsat-M, Ardian Kerimi, ka publikuar një fotografi ekskluzive ku babai i Boban Iliqit, vrasësit të Almirit të vogël nga Kumanova, gjendet në zyrën e kryesisë së LSDM-së në Kumanovë.

Në këtë fotografi është edhe kryetari i degës së LSDM-së, Martin Kosotvski, si dhe përfaqësues tjerë të LSDM-së nga Kumanova, shkruan Tetovasot.

Kjo fotografi si duket sqaron shkakun pse Boban Iliq kaloi me dënim aq të vogël dhe pse Prokuroria bëri gjithçka për të rikualifikuar veprën.

Këtë në njëfarë mënyre e nënkupton edhe teksti që gazetari Kerimi ka shkruar mbi foto: “A e keni të qartë? Babai i vrasësit, monstrës dhe terroristit Boban Iliq?”, ka shkruar Kerimi./Tetovasot.com

Komentet

komentet

Loading...