Babai shqiptar pranon vrasjen e vajzës së tij

Shqiptari Petrit Likaj ka pranuar vrasjen e vajzës së tij në muajin Korrik në qytetin Adelaide në Australi.

49-vjeçari doli të hënën para Gjykatës, ku pranoi se kishte vrarë Sabrina Lekaj, vajzën e tij 20-vjeçare.

20-vjeçarja u gjet e vrarë në makinë, ndërsa pranë saj u gjet i plagosur edhe babai i saj. Petrit Lekaj pritet të dalë sërish para gjykatës më 25 Nëntor, pasi prokurorët kërkuan një shtyrje 12-javore për shkak të hetimeve.

Nëna e saj dhe gruaja e Petrit Lekaj, Romina tha për mediat se burri i saj kurr nuk kishte ushtruar dhunë para se të vriste vajzën.

20-vjeçarja ishte studente e mjekësisë. Ajo u godit nga babai saj pas një natë të kaluar jashtë me shoqërinë.