Balotelli përfundon te Marseille

Mario Balotelli është bërë me ekip të ri pas ndërprerjes së kontratës me Nice. 28-vjeçari italian i është bashkuar Marseille-s, ku ka firmosur një kontratë për 6 muaj e ardhshëm. Në rast se impresionon, atëherë të dy palët në verë do të ulen për të biseduar një kontratë më afatgjatë.