Banorët e Hanit të Elezit gjejnë bretkosën e ngordhur në gypa të ujit që pinë

Banorët e Hanit të Elezit gjejnë bretkosën e ngordhur në gypa të ujit që pinë

 

Banorët e Hanit të Elezit përpos pluhurit dhe ajrit të ndotur, tanimë kanë edhe një problem tjetër me të cilin po përballen.

Ata janë ankuar për cilësinë e ujit që e konsumojnë, për të cilin thonë se është i papijshëm, transmeton Indeksonline.

Banorët kanë dërguar fotografi të një gypi të pijes, ku shihet një bretkosë e ngordhur, që është gjetur aty nga një banor.

Qytetarët e Hanit të Elezit kanë kërkuar ndihmë nga komuna, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për ta. /Indeksonline/