Barcelona afron talentin De Jong, firmos për 5 vite (video)

Barcelona dhe Ajaksi kanë arritur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit Frenki de Jong te katalanasit. Futbollisti holandez do të bashkohet me gjigantët spanjollë prej 1 korrikut të këtij viti. Plot 75 milionë euro i ka kushtuar Barcelonës ky operacion, plus 11 milionë bonuse. Lojtari i kërkuar nga klubet më të mëdha në Europë do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me katalanasit. Presidenti Bartomeu dhe administratori i Ajaksit, Oskar Grau, kanë mbyllur gjithçka. Frenki de Jong është një nga talentet më premtues të futbollit holandez dhe atij evropian. Ai vjen te Barcelona në moshën 21-vjeçare dhe pritet që të rritet edhe më shumë me fanellën e ekipit të madh spanjoll.