Barcelona siguron mbrojtësin holandez….për në verë

Skuadra e Barcelonës ka bllokuar një përforcim të madh për afatin kalimtar të verës.  Pas ardhjes së Kevin Princ Boatengut, klubi katalan ka siguruar edhe një blerje të madhe, por për afatin kalimtar të verës. Xhianluka di Marzio nga “Sky Sport” ka bërë të ditur se Barcelona ka bllokuar mesfushorin e talentuar të Ajaksit, Frenki de Jong. Në këtë mënyrë Barcelona ka mposhtur konkurrencën, sidomos nga Paris Sen Zhermenit për të lënë në pritje blerjen e holandezit, i cili ishte përforcim i madh i kërkuar edhe nga tifozët në “Camp Nou”.