Bastiset shtëpia e ish-kryetarit të një komune në Maqedoni (FOTO)

Televizioni 24 ka raportuar se sot është bastisur shtëpia e ish-kryetarit të komunës së Kavadarit, Aleksandar Panov.

Sipas njoftimeve nga burime policore për këtë television, në shtëpinë e tij janë gjetur më shumë se 1.000 monedha me vlerë arkeologjike të gjetura në disa zona të këtij vendi. Gjykata e Velesit dha urdhërin për bastisje me kërkesë të Prokurorisë.

Panov para dy vjete u dënua me dy muaj burg për ryshfet gjatë zgjedhjeve, mirëpo vendim u rrëzua nga Gjykata e Apelit dhe u kthye në rigjykim.