BE-ja prezanton strategjitë për të forcuar euron si monedhë globale

Komisioni Europian pritet të prezantojë sot plane për të forcuar euron si monedhë ndërkombëtare ndërkohë që shumë po akuzojnë SHBA-në se po përdor gjithnjë e më shumë dollarin si një mjet diplomatik.

Në shtator, presidenti i Komisionit, Jean Claude Juncker tha se euro duhet të luajë një rol më të madh pagesat ndërkombëtare, duke theksuar se monedha e 19 vendeve duhet të bëhet një mjet aktiv i sovranitetit ekonomik të Bashkimit Europian.

“Është absurde që BE-ja paguan faturat e saj energjetike në dollarë”, thekson Juncker.

Megjithatë nevojiten shumë përpjekje dhe ka shumë pengesa për të ngritur euron në nivelin e monedhave rivale.

“Dollari amerikan është monedha më e përdorur tregtare, edhe kur kompanitë amerikane nuk janë të përfshira”, thonë ekonomistët Adam Tooze dhe Christian Odendahl në një shkresë për Qendrën Europiane për Reformim.

“Vetëm kompanitë e eurozonës, që zhvillojnë tregti brenda zonës euro, paguajnë faturat në euro”, shtojnë ata./ata/