Bëhuni gati, një i nxehtë i pazakontë pritet të prekë rajonin

Gjatë javës së ardhshme rrymat e ftohta lindore që kanë prekur vendin tonë do t’ia lënë vendin erërave perëndimore dhe jugore, tejet më të buta.

Keto mbërrijnë konfirmime gjithnjë e më të shpeshta nga agjencitë kryesore të parashikimit të motit lidhur me ndryshimin drastik të temperaturave në ditët e fundit të marsit dhe ato të para të prillit. Ndërkohë që në pjesën veriorë të Evropës një rrymë e gjerë atlantike do të sjellë shira të pandalshëm dhe një klimë tejet vjeshtore, në jug aktivizimi i erërave të forta jugore do të favorizojë një rritje termike tejet të ndjeshme për këtë periudhë.

Gjatë javës së ardhshme rrymat e ftohta lindore që kanë prekur vendin tonë do t’ia lënë vendin erërave perëndimore dhe jugore, tejet më të buta. Ditën e mërkurë dhe të enjte priten temperatura pranë 20 ° dhe në rajonet më perëndimore, që do të gëzojnë disa ditë të një klime tipikisht pranverore. Por duke nisur nga e premtja e 30 marsit skenari meteorologjik pritet të ndryshojë.

“Hannibali” do të sjellë erëra të ngrohta në Mesdhe, përfshi edhe Shqipërinë, ku temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 33 gradë në shumë rajone, çka do të jetë pak a shumë një përjetim i parë i verës që në pranvera.

Loading...