Bekim Memeti: Arben dil në “siret” por trego kush asfalton

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot në profilin e tij në Facebook ka shkruar se ka nisur asfaltimi i rrugës Llakavicë Sermnovë.

Pas këtij lajmi ka reaguar drejtori i Np “Rrugët e Maqedonisë” – Manastir, Bekim Memeti i cili akuzon Taravarin për mashtrim të opinionit.

“Arben, ti mundesh me dal foto me rrugët e asfaltuara, por jo edhe të mashtrosh opinionin, ne do të vazhdojmë edhe më tej të investojmë në Gostivarin tënd sepse ata janë qytetarët tanë dhe investimet tona në këto vise nuk do të ndalen. Projektet e Np” Rrugët e Maqedonisë” janë për të gjithë qytetarët pa dalluar simpatitë e tyre partiake,e veçanërisht në Gostivar, por duhet që në të ardhmen të jesh më burrë dhe tua tregosh të vërtetën qytetarëve” thuhet në reagimin e drejtorit të Np “Rrugët e Maqedonisë” – Manastir, Bekim Memetit

Sipas Memetit, Np “Rrugët e Maqedonisë” do të vazhdonjë edhe gjatë vikendit të punonjë intezivisht që punimet të përfundojnë sa më shpejtë që qytetarët të jenë të kënaqur me investimet kapitale. Ai gjithashtu paraljmëroi se në të ardhmen pas komunës së Bogovinës, dhe Gostivarit do të punohet edhe në komunat tjera shqiptare pa dalluar se të cilës parti janë kryetarë të komunave./TS/