Bektеshi: Po punojmë për shfrytëzim sa më të madh të burimeve të ripërtëritshme të energjisë

Në ditën e dytë të Forumit për Energjetikë 2019 në temë “Tranzicioni energjetik përmes burimeve të ripërtërishme dhe efikasitetit energjetik”, në panelin e katërt mori pjesë edhe ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
„Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë filloi të përmirësojë legjislacionin dhe mund të them se vëmendje të madhe i kushtojmë energjisë së rinovueshme. Projektligji i fundit po hartohet së bashku me Komunitetin energjetik për efikasitet energjetik.Nëpërmjet disa programeve ju ndihmojmë Universiteteve të krijojnë parqe teknologjike.Këto prgrame janë në rrjedhë e sipër.Në bashkëpunim me këto universitete, programe që u dedikohen teknologjive të reja gjegjësisht teknologjive që janë trend i ri, do të ofrojmë mundësi për të gjithë inovatorët dhe ekspertët nga fusha energjetike.Do të shpallim thirrje të re për instalimin e 65 MW për fotovoltaikë, kemi zgjedhur një model ndryshe nga e kaluara.Kemi zëvendësuar modelin e subvencionimit dhe mbështetjes nga tarifat fidding në tarifa premiu që shfrytëzohen nga disa shtete anëtare të BE-së”, tha ministri Bekteshi.
Ministri Bekteshi shtoi se qeveria e Republikës së Maqedonisë së veriut përmes sistemit arsimor në bashkëpunim me sektorin e biznesit do të fokusohet në krijimin e kadrove të reja sipas nevojave të tregut të punës, i cili do të kontribuojë në rritjen e produktivitetit në profesionet e sektorit energjetik.